Pas dy largimeve Real Madrid nis rinovimet, gati marrëveshja me mesfushorin spanjoll

5 Qershor 2023
9:30
Telesport
back button

Pasi ka zyrtarizuar largimet e Karim Benzema dhe Marco Asensio, drejtuesitm e Real Madrid kanë nisur nga puna për të mbajtur mesfushorin spanjoll Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor. Sipas “The Athletic”, klubi madrilen i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare mesfushorit 26-vjeçar.

Kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2026, nga e cila mesfushori do të arkëtojë 5 milionë euro në sezon. Kjo është edhe shuma që ka kërkuar Ceballos për të qëndruar, ndaj dhe pritet që palët të gjejnë shpejt gjuhën e përbashkët dhe të hidhet firma në kontratën e re.

Gjithsesi, Ceballos ka kërkuar edhe një takim me trajnerin Carlo Ancelotti, pasi kërkon garanci në lidhje me aktivizimin e tij. Mesfushori kërkon më shumë minuta, por mediat sqarojnë se mes palëve ka mjaft optimizëm se marrëveshja e rinovimit të kontratës do të mbyllet këtë javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit