Pas Europianit, Lewandowski përpara vendimit të karrierës!

11 Qershor 2021
18:33
Telesport
back button

Robert Lewandowski u zgjodh Këpuca e Artë e Europës për golat e shënuar këtë sezon dhe për më  tepër polaku është një makineri në gjithë këto vite te Bayern Munich.

Ai po përgatitet për Europianin por pas eventit do të fokusohet te e ardhmja pasi tashmë është 33 vjeç dhe do të shohë për ndoshta kontratën e fundit të rëndësishme të karrierës.

Edhe pse ndihet për mrekulli në Bavari, Leëandoëski dëshiron të provojë një aventurë të re pas 11 sezoneve të kaluara në Bundesligë.

“AS” shkruan se Real Madrid po monitoron me kujdes situatën e futbollistit më të mirë të vitit 2020.

Carlo Ancelotti e njeh shumë mirë, ka punuar te Bayerni me të dhe shpreson ta ketë në dispozicion. Leëandoëski premton gola pafund dhe Florentino Perez po përgatit ofertën e parë për Bayern Munchen.

Dëshira e vetë lojtarit ka rëndësi të madhe. Për goeladorin e Polonisë interesohen edhe Chelsea, PSG, Manchester United dhe Manchester City

Lajme të tjera

Lajmet e fundit