Pas finales së Champions-it, dasma e djalit të Ancelottit. Ja historia e lidhjes me aktoren spanjolle

17 Maj 2022
10:42
Alfred Lleshi
back button

Rikthimi i Carlo Ancelottit te Real Madridi ka bërë që tifozët madrilenë të lumturohn për shkak të fitimit të titullit të La Liga-s dhe mundësisë për të thelluar rekordin në Evropë më 28 maj, ndaj Liverpool-it. Veç “Carletto”, një tjetër nga përgjegjësit që të bardhët po korrin këto arritje është Davide Ancelotti, djali dhe ndihmësi i trajnerit italian, i cili mbërriti në kryeqytetin spanjoll krah për krah me të atin, pas eksperiencave të tij me të në stola të tjera të kontinentit të vjetër.

Megjithatë, asistenti i Real Madridit ka një tjetër “finale” të rëndësishme, këtë herë jo në fushë. Sipas ‘El Mundo’, djali i Carlo Ancelottit do të kalojë në altar për t’u martuar me Ana Galocha, me të cilën ka dy fëmijë. “Ka ardhur dita, ajo në të cilën ne kemi vendosur të themi ‘po’. Do të dëshironim që ju të jeni pjesë e atij momenti të veçantë për ne. Jemi shumë të lumtur që mund të bashkojmë kaq shumë njerëz nga vende kaq të ndryshme”, – thuhet në ftesën e dasmës.

Madje, sipas medias iberike, dihet tashmë edhe marka e dy fustaneve që ajo do të veshë, njëri nga Johanna Calderón dhe tjetri nga Yolancris, si dhe destinacioni i muajit të mjaltit që do të zhvillohet në kontinentin afrikan. Lidhja martesore e të dyve duhej të kishte ndodhur shumë më herët, por shpërthimi i COVID-it çoi në pezullimin e kësaj ceremonie. “Ne jemi shumë të emocionuar dhe nervozë. Kjo është tentativa e tretë e martesës dhe më në fund do të kryhet. Pritja ka qenë e gjatë”, – thotë Ana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ana Galocha (@anagalochaf)

Po kështu, dasma e çiftit do të zhvillohet më 10 qershor, dy javë pas finales së Champions League, në Hacienda Molinillos, që ndodhet në qytetin Mairena de Alcor të Seviljes, prej nga është ajo: “Ideja ishte gjithmonë të martoheshim në Mairena del Alcor. Është vendi im dhe ndihem mire atje. Unë jam gjithmonë pas tij, kështu që këtë herë Davide duhej të ishte pas meje, apo jo?”

Çdo martesë përfshin ftesën e familjarëve dhe miqve pranë çiftit për ta bërë lidhjen më të veçantë. Megjithatë, Ana ka konfirmuar se shumë lojtarë dhe fytyra të njohura nga bota e futbollit nuk do të marrin pjesë, pasi do të jetë një takim privat për të garantuar privatësinë e të pranishmëve: “Do të jetë një dasmë e miqve të vërtetë, nuk do të ketë fytyra të njohura. Po, do të ketë njerëz nga Real Madrid, Bayern dhe Everton. Sidoqoftë, do të jetë një dasmë intime”.

Ana, e apasionuar pas botës së aktrimit, zbarkoi në Madrid kur ishte vetëm 21 vjeçe për të studiuar ‘Artet Dramatike’, të cilat i pëlqen më shumë: “Më pëlqen të vendos veten para një aparati fotografik, është në gjakun tim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ana Galocha (@anagalochaf)

Veç kësaj, sapo mbërriti në kryeqytet, vajza seviljane gjeti punë si kamariere në një lokal koktej, ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm: “David erdhi një natë dhe u takuam përmes një shoku. Realisht i kushtoi, nuk ishte aq e lehtë për të”.

Më vonë, lidhja sentimentale u forcua dhe Ana la gjithçka për të shkuar me partnerin e saj për të jetuar në Gjermani.

Aktorja ka folur se si është Carlo Ancelotti, vjehrri i saj, të cilin e konsideron një “person të mirë”, “të thjeshtë” dhe “të përulur”. Përveç kësaj, e dashura e Davide ka konfirmuar pasionin e saj për Sevilla, por gjithmonë mbështet skuadrën në të cilën është partneri i saj: “Ne gjithmonë bëhemi me ekipin në të cilin është Davide, varemi nga skuadra ku ai është. Është e mrekullueshme ta shohësh atë në finalen e Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit