Pas fitores 1-0 ndaj Alaves në kampionat, mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos, foli për mediat zyrtare të klubit: “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, se do të ishte e vështirë edhe për ne, veçanërisht në fillim për shkak të intensitetit të kundërshtarit”.
“Ne po udhëhiqnim 1-0 dhe, pasi Mbappé u ndëshkua me kartonin e kuq, skuadra u bë shumë më e bashkuar. Është një fitore shumë e rëndësishme për ne”, shtoi më tej mbrojtësi madrilen.
“Pak nga pak po përmirësohem, ndihem në formën time më të mirë. Jam i lumtur që jam rikthyer në ekip dhe mund t’i ndihmoj shokët e trajnerin”, u shpreh Dani Ceballos.
Në lidhje me sfidën ndaj Arsenal në Champions League, ai tha: “Ne kemi nevojë për lojtarë që të japin 200% dhe një bazë besnike tifozësh që beson tek ne po aq sa ne besojmë te vetja jonë. Së bashku jemi më të fortë”.
“Do të jetë një atmosferë e pabesueshme në Bernabéu të mërkurën për të përmbysur një rezultat shumë të vështirë. I falënderoj fansat për mbështetjen në çdo ndeshje. I presim me padurim të mërkurën, kemi nevojë për ata më shumë se kurrë”, tha Ceballos.







