Pas koronavirus edhe dopingu trondit Xhiron e Italisë, një pozitiv

23 Tetor 2020
8:42
Telesport
back button

Edicioni 2020 i Xhiros së Italisë ka qenë i vështirë për t’u organizuar e menaxhuar, sidomos për shkak të pandemisë Covid-19. Gjatë këtij edicioni ka patur disa raste me koronavirus, por turneu ka vijuar normalisht.

Gjatë orëve të fundit është verifikuar edhe një tjetër rast pozitiv, këtë herë jo me Covid-19, por me doping. Bëhet fjalë për çiklistin italian Matteo Spreafico, që ka dalë pozitiv me substancën e ostarine (një molekulë që gjeneron forcë muskulore pa efekte anësore).

Mësohet se ai ka dalë pozitiv në dy teste antidoping radhazi të kryera më 15 dhe 16 tetor. Sipas skuadrës së tij çiklisti ka marrë substancën pa u konsultuar me stafin mjekësor. Ai është pezulluar menjëherë nga gara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit