Pas largimit nga UFC ikona e sporteve luftarake pranë transferimit në WWE

17 Shtator 2020
13:23
Telesport
back button

Daniel Cormier, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, i tërhequr së fundi nga sporti, mund të nisë së shpejti një karrierë të re në sportin e WWE-së. “Jemi në bisedime”, u shpreh Cormier, 41 vjeç, për “Sports Illustrated”.

Kam biseduar me mjaft njerëz të WWE-së, në disa raste më parë. WWE është një kompani që e kam parë shumë herë dhe që e dua shumë”, u shpreh Cormier, ish-kampion bote në UFC në peshën e rëndë dhe atë “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

Gjithsesi, kalimi i Cormier në WWE nuk ka të bëjë me duele në ring, por të bëjë rolin e komentatorit, gjë të cilën e ka bërë edhe në UFC. Por në të ardhmen mund të ndodhë që Cormier të përfshihet edhe në duele në ring.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit