Pas martesës, fëmija i tretë… Bernardeschi dhe Veronica rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

21 Korrik 2021
13:13
Alfred Lleshi
back button

“Lejleku në fluturim” për Federico Bernardeschi dhe Veronica Ciardi. Në një intervistë të gjatë me revistën “Chi”, çifti njoftoi se familja do të zgjerohet më tej, pas martesës 13 korrikut. Futbollisti i Juventusit dhe partnerja tashmë kanë dy vajza: Deva dhe Lena (kjo e fundit u pagëzua gjatë dasmës së prindërve).

“Ne do t’i mësojmë bijat tona që të falënderojnë Zotin, se jeta sot, me të gjitha vështirësitë që po përjeton secili prej nesh, është një dhuratë e çmuar, që duhet jetuar gjithmonë me të vërtetën. Dhe ne shpallim se… familja do të zgjerohet përsëri”, – thanë Bernardeschi dhe Veronica.

Veronica Ciardi pranoi se marrëdhënia me Federico Bernardeschi ishte e komplikuar, e mbushur me shumë ulje dhe ngritje. “Ne të dy vinim nga dy histori toksike. E gjetëm veten në momentin më të keq dhe, së bashku, e kthyem atë në diçka të bukur. U desh shumë kohë, por ja ku jemi”, – shpjegoi ish-konkurrentja e “Big Brother”.

Zonja e re Bernardeschi gjithashtu zbuloi se e mori propozimin për martesë dy vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Bahamas: “Frika e zakonshme më bëri të them një “po”, e cila gjithsesi ishte një “jo”, që më pas u bë “po”. Shpirtrat tanë nuk ishin gati. Më pas…” Lidhja e tyre shkoi drejt e në altar. Tani presin fëmijën e tretë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit