Pas Mourinho-s dhe Nuno Espirito Santo-s, Son “pagëzon” edhe Conte-n në ndeshjen e çmendur

5 Nëntor 2021
12:28
Denis Hakanaj
back button

Ajo e luajtur mbrëmjen e së enjtes në Conference League mes Tottenham dhe Vitesse ka qenë një ndeshje e çmendur.

Skuadra angleze ka zhvilluar ndeshjen e parë me Antonio Conte-n në stol dhe, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, ka qenë Son ai që i ka dhënë “pagëzimin” e golit.

Siç ka bërë të ditur Opta, numri 7 i Spurs ka shënuar golin e parë të epokës së re të trajnerit italian, saktësisht siç ka ndodhur në dy herët e mëparshme me Mourinho-n dhe Nuno Espirito Santo-n.

Ka qenë pikërisht Son që ka shënuar golin e parë në dy aventurat me trajnerët portugezë dhe ka qenë ai që e ka bërë edhe në ndeshjen e parë të ish-trajnerit të Inter-it.

“Jam shumë me fat që punoj me trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Son për BT Sports pas fitores 3-2.

“Pas kartonit të kuq të Romero-s na është dashur të mbrohemi dhe ka qenë një ndeshje më e vështirë nga sa kishim parashikuar. Por këto gjëra ndodhin shpesh dhe duhet të japim të gjithë më të mirën për t’i fituar ndeshje të tilla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit