Pas negociatave me Juven, zbulohet e ardhmja e Boateng

2 Shtator 2019
17:59
back button

Jerome Boateng nuk do të transferohet te Juventusi! Vendimi është marrë, ai do të vazhdojë sezonin e ri me Bayern Munich.

Mbrëmjen e së hënës ka pasur negociata mes qendërmbrojtësit dhe Juventusit. Klubi dhe lojtari ishin dakord për transferimin e minutës së fundit, por nuk është gjetur akordi ekonomik.

Pas dëmtimit të Giorgio Chiellini-t, bardhezinjtë iu rikthyen merkatos për një mbrojtës dhe lista e emrave ishte e madhe.

Megjithatë, trajneri Sarri mesa duket ka vendosur të përdorë Daniele Rugani dhe Merih Demiral deri në momentin e rikthimit të Chiellini-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit