Pas Rossi, një tjetër kampion bote në MotoGP zbarkon në garat me makina

14 Prill 2022
10:06
Telesport
back button

Pas italianit Valentino Rossi, një tjetër kampion i garave të MotoGP do të debutojë në disiplinën e 4-rrotakëve. Bëhet fjalë për pilotin spanjoll Jorge Lorenzo, që do të marrë pjesë në “Porsche Carrera Cup Italia”, event që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Monza.

Lorenzo, i tërhequr nga garat dy vite më parë, do të garojë me makinën Q8 Hi-Perform. Ai ka zbritur sot në pistë e Monza për të kryer testet e para dhe për t’u adaptuar me makinën. Një aventurë e re kjo për pilotin spanjoll, që synon të jetë i suksesshëm edhe në garat me makina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit