Pas Seferit, një qendërmbrojtës. Tirana prezanton 20-vjeçarin afrikan

11 Janar 2021
14:41
Alfred Lleshi
back button

Tirana ka prezantuar sot përforcimin e dytë në merkaton e janarit. Pas huazimit 6-mujor të Taulant Seferit, pjesë e bardhebluve është bërë edhe një qendërmbrojtës i ri afrikan, nga Bregu i Fildishtë, vetëm 20 vjeç. Se për cilin bëhet fjalë, e zbulon vetë klubi kryeqytetas në njoftimin për shtyp:

“Mirësevjen Jocelin Behiratche!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merakton e janarit. Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme, nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit