Pas sherrit shumëvjeçar, Maxi Lopez fal Icardi-n

16 Tetor 2019
17:19
back button

 Maxi Lopez konfirmon se e ka falur ish-shokun e ekipit te Sampdoria Mauro Icardin pas sherrit publik të dyshes për shkak të Wanda Nara. Icardi kishte një aferë me Naran teksa ajo ishte akoma e martuar me Lopez, por ish-sulmuesi i Milanit siguron se nuk ka asnjë hatërmbetje me bashkëkombësin e tij.

“Vendosa të jem i lumtur. Gjëra mund të shkojnë shumë mirë, ose shumë keq. Marrëdhënia ime dështoi, por u bëra baba nga ajo. Ishte një situatë e keqe.

E kam falur Icardin dhe nuk ka asnjë problem me të. Objektivi im në jetë është të mundohem të gjej lumturinë time dhe të fëmijëve të mi.”

35-vjeçari aktualisht luan në Serie B me Crotonen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit