Pas Taulant Seferit, Tirana zyrtarizon lojtarin e një tjetër kombëtareje

18 Janar 2021
13:54
Alfred Lleshi
back button

Tirana ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e janarit. Pas huazimit të Taulant Seferit, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë prezantuar një finlandez:

“Mirë se vjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të janarit. Tim Väyrynen ka qenë një ndër emrat, me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot, duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27-vjeçar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e kombëtares finlandeze, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’iu bashkuar klubit më të madh shqiptar”.

“Pasaporta” e Tim Väyrynen
Emri i plotë Tim Väyrynen
Datëlindja 30 mars 1993 (27 vjeç)
Vendlindja Espoo, Finlandë
Gjatësia 1.91 m
Pozicioni Sulmues
Karriera me të rinjtë
2005–2009 Honka
Karriera me të rriturit
Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2010–2014 Honka 81 (34)
2014–2015 Borussia Dortmund II 19 (2)
2015 → Viktoria Köln (huazim) 13 (7)
2015–2017 Dynamo Dresden 15 (3)
2017–2018 Hansa Rostock 41 (5)
2018–2019 Roda JC Kerkrade 13 (0)
2019– HJK Helsinki 9 (2)
Karriera me kombëtaren
2007–2008 Finlandë U-15 3 (0)
2008–2009 Finlandë U-16 15 (6)
2009–2010 Finlandë U-17 13 (4)
2010–2011 Finlandë U-18 21 (5)
2011 Finlandë U-19 1 (0)
2012–2014 Finlandë U-21 17 (7)
2013– Finlandë 13 (0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit