Pas titullit, Skënderbeu rrëmben pas 45 vitesh edhe Kupën e Shqipërisë

11 Mars 2023
18:36
Telesport
back button

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra fitoi sot në mbrëmje Kupën e Shqipërisë, pas triumfit 3-2 arritur në finale ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Farkë. Një sukses i vështirë por i merituar për vajzat korçare të trajnerit Koja, kampionë në fuqi, që rikthejnë në Korçë këtë trofe pas 45 vitesh (hera e fundit viti 1978).

Një ndeshje që zgjati 2 orë e 30 minuta, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitimin e këtij trofeu, ndërkohë që sikuesit që e kishin mbushur plot sallën e lojërave shijuan një lojë të fortë. Për Skënderbeun kampion në fuqi, ky është trofeu i dytë sezonal, pas triumfit pak ditë më parë në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Ndeshja nis mjaft mirë për ekipin e Partizanit, që dominon dhe fiton 25-18 setin e parë. Gjithsesi, korçaret replikojnë dhe përmbysin shifrat, duke fituar 25-16 setin e dytë. Në këtë hov, Skënderbeu luan edhe në setin e tretë, ku arrin të fitojë 25-23 pas disa minutash dramatike në fund.

Partizani nuk dorëzohet dhe arrin të rikuperojë në setin e katërt, ku dominon në fushë e fiton 25-16. Në setin final, Skënderbeu ka një epërsi të lehtë dhe e dominon lojën deri në fund, ku fiton 15-11. Në fund nis festa për Skënderbeun dhe fansat e tij, ndërkohë që edhe Partizani rivalizoi e tregoi se e kryson jo rastësisht kampionatin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit