Pas trajnerit Klopp, rinovon edhe senatori i 198 ndeshjeve me Liverpool

14 Dhjetor 2019
8:38
Alfred Lleshi
back button

Pas Jürgen Klopp, tifozët e Liverpool mund të festojnë një tjetër rinovim kontrate. James Milner u lidh zyrtarisht me klubin nga “Merseyside” deri në vitin 2022, duke rinovuar bashkëpunimin. Marrëveshja e mëparshme e mesfushorit të datëlindjes 1986 skadonte më 30 qershor. Pa rinovim, lojtari anglez mund të kishte nënshkruar me një klub tjetër që nga janari.

Në vend të kësaj, zgjatja 2-vjeçare e kontratës e largon Milner nga merkatoja. Pas 198 paraqitjeve dhe një Lige Kampionësh të fituar, ish-lojtari i Leeds, Aston Villa dhe Manchester City do të vazhdojnë të jetë një nga senatorët e “Reds”. 

33-vjeçari është një element kryesor për taktikën e Klopp, duke pasur parasysh fleksibilitetin e tij. Që nga ardhja e tij te Liverpool si transferim i lirë në vitin 2015, Milner ka luajtur në mesfushë dhe shpeshherë si mbrojtës i plotë, si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit