“Pas UFC-259, do të jem kampion i dyfishtë i botës”

5 Mars 2021
10:30
Telesport
back button

Pas Conor McGregor, Daniel Cormier dhe Henry Cejudo, sporti i arteve marciale mikse  mund të ketë këtë fundjavë një tjetër kampion të dyfishtë të botës për meshkuj. Bëhet fjalë për Israel Adesanya, aktualisht kampion i botës në peshën e mesme.

Në eventin UFC-259, që zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas, ai do të përballet me polakun Jan Blachowicz. Ky i fundit do të mbrojë titullin e peshës “light heavyweight” (pesha deri 93kg), ndaj për Adesanya është shansi të rrëmbejë një tjetër titull.

Adesanya, 20 fitore e 0 humbje në UFC, synon të dalë nga kjo sfidë sërish i pamposhtur. “U ngjita në peshë vetëm për këtë duel dhe më pas do të rikthehem në peshën time. Gjithsesi, synoj që të largohem nga kafazi me fitore dhe titull”, tha Adesanya.

Pesha e mesme mbetet primare për mua, por dua të shkruaj historinë si kampion i dyfishtë. Pas këtij dueli do të mbroj titullin e peshës së mesme dhe nuk do të mungoj trupin tim duke ndryshuar herë pas here kategori”, u shpreh Israel Adesanya.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit