Pasaporta e Cobbinah për 8 orë, reagon kryeministri Rama

23 Tetor 2020
20:40
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti Ilir Meta vendosi që të pajisë me pasaportë shqiptare Winful Cobbinah. Numri një i shtetit lehtësoi klubin bardheblu, por duket se i ka hapur probleme vetes.

Afrikani u pajis me pasaportë vetëm për 8 orë dhe për diçka të tillë foli dhe kryeministrin Edi Rama. I pari i qeverisë theksoi se diçka e tillë ishte e gabuar dhe të dy kanë gabuar me ligjin.

Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, – shkruan Rama.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit