“Pasi e mposhta në ring, më kopjoi lëvizjet dhe u bë kampion”

28 Mars 2020
12:16
Telesport
back button

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather u shpreh se meksikani Saul “Canelo” Alvarez i ka kopjuar disa lëvizje, që e kanë ndihmuar më pas të bëhet kampion bote. Dy boksierët kanë dueluar mes tyre në shtator të 2013-ës, me Mayweather që e fitoi atë sfidë, duke i shkaktuar Canelo humbjen e vetme deri më tani në karrierë.

Sicc mund ta keni vënë re, pasi i dhashë një leksion të mirë në ring, ai ka nisur të përdorë disa nga lëvizjet e mia. Këto stile ai po i përdor në duelet e tij dhe u shpall kampion. Janë të njëjtat lëvizje që unë kam përdorur në ring”, tha Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore, asnjë humbje).

Më tej, boksieri amerikan tallet me Canelo Alvarez, duke thënë se tashmë i duket vetja si mësues, duke kujtuar filmin e njohur “The Karate Kid”. “Më duket vetja si mr.Miyagi, që në atë film mësonte një djalosh që duhej Daniel, që në këtë rast është Canelo”, tha Mayweather.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit