“Pasi fitova Wimbledon, kam luajtur tenis i dehur”

7 Maj 2020
9:42
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2011. Në një ndeshje të Kupës Davis, ku përfaqësonte kombëtaren e vendit të tij, ai ka zbritur në fushë i pirë.

Sapo kisha fituar grand slam të Wimbledon. Atë fundjavë nuk duhej të luaja ndaj Suedisë dhe udhëhiqnim 2-0 me ndeshje. Ndaj, ditën e premte festova duke pirë me miqtë e mi”, shprehet Djokovic.

Por, çuditërisht, ditën e shtunë e pashë veten në fushë. Topin nuk e shihja shumë qartë, pasi kisha pirë shumë dhe nuk isha në formën optimale. Shpesh lëvizja si pa vetëdije në fushë”, kujton Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit