Pasi mbrojti titullin kampion, Florian Marku jep lajmin surprizë për fansat

27 Nëntor 2021
18:55
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku, kampion i botës në peshën “welter” në kategorinë IBF International, ka dhënë lajmin se është bërë baba.

Bashkëshorja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ata e kanë quajtua Matin Marku. Djali ka lindur në të njëjtën ditë si nëna e tij.

Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Mirë se erdhe në jetë djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat e një jetë sa më të bukur. Babi e mami do të duan pa kufij”, shkruan Florian Marku në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit