Pasi u shty në kohë, zyrtarizohet edhe orari i Barcelona-Real Madrid

13 Nëntor 2019
13:55
Alfred Lleshi
back button

“El Classico” e parë e këtij sezoni në Spanjë u shty për t’u luajtur më 18 dhjetor, pas protestave të ashpra në Katalonjë, muajin e kaluar. Ky ballafaqim mes Barcelonës dhe Real Madridit ishte parashikuar për më 26 tetor, sipas kalendarit përkatës. Tashmë, veç datës, është zyrtarizuar sot edhe orari i zhvillimit të saj në “Camp Nou”. Kjo është konfirmuar nga La Liga përmes rrjeteve sociale. 

Bëhet fjalë për orën 20:00 të 18 dhjetorit, kur do të startojë një nga përplasjet më të ethshme e më të ndjekura të futbollit në glob. Rreth orarit, spekulohej se do të luhej në orën 13:00 të së mërkurës së 18 dhjetorit, diçka që presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, e konsideroi të pakuptimtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit