“Pasioni i Napolit s’mund të shpjegohet”, Lozano: Ancelotti më zgjodhi për një gol

16 Nëntor 2022
20:30
Denis Hakanaj

Ylli i Napoli-t, Hirving Lozano, ka rrëfyer atë që ka ndodhur para se ai të transferohej te klubi axurr: “Pas Kupës së Botës (dhe tërmetit), ndodhi diçka tjetër e pabesueshme. Një ditë, kam marrë një telefonatë nga një numër italian.

“‘Hola, Chucky? Jam Carlo Ancelotti’. Kur kam dëgjuar emrin, pothuajse u çmenda. Ancelotti kishte punuar si opinionist për Televisa në Meksikë gjatë Kupës së Botës dhe kishte parë golin tim (kundër Gjermanisë). Dontë që unë të luaja për të te Napoli.

“Gjatë sezoni 2018-19, merrja telefonata nga ai çdo javë. Kur dëmtohesha, më pyeste: ‘Si shkon gjuri? Si po shkon rikuperimi? Kështu është. Kur më kërkoi të shkoja te Napoli, si mund të thoja jo? Është një trajner i madh, por edhe më i mirë si njeri.

“Natën e parë në Itali më mori mua dhe familjen time për darkë me gjithë familjen e tij. Mori edhe nipërit me vete. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse besoj se ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë sa e vështirë është të ndërrosh vend si futbollist.

Në lidhje me nxehtësinë e tifozëve napolitanë: “Shpresoj të kem arritur të hap dyer për bashkëkombësit e mi. Dhe nëse do të kalojnë këto dyer, do të gjejnë një kulturë shumë të ndryshme, por shumë të ngjashme në disa aspekte. Pasioni që kanë tifozët këtu në Napoli është i pabesueshëm. Nuk mund të shpjegohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit