Pasuesi i Canës te Shqipëria, Murati befason me lojtarin që zgjedh, Panucci i ka idetë e qarta (VIDEO)

7 Dhjetor 2018
11:33
Anton Cicani
back button

Me rastin e prezantimit të filmit dokumentar, “Lorik”, kushtuar jetës dhe karrierës së Canës, i pranishëm në ambjentet e hotelit “Plaza” në Tiranë ka qenë edhe Edvin Murati. Ish-mesfushori i kombëtares dhe PSG-së ka folur për disa tema, mes tyre edhe kombëtarja apo shorti. Por, sidomos, figura e liderit, që ende mungon te kuqezinjtë. Ja biseda e tij me “Telesport”.

Duket si një ribashkim i kombëtares?

Me të vërtetë është një kënaqësi. Në evente të tilla sheh miqtë, partnerët e dikurshëm. Të gëzon ky fakt. Falënderoj Lorikun për këtë event. Na jep mundësi të shohim ata që duam.

Dukesh në formë, bashkë me Lorikun ndoshta do të ishte mirë të ktheheshit në kombëtare?

(Qesh) Jo, jo! Jemi copa copa. Ndoshta karroceria duket e bukur, por kështu nga brenda jo.

Të kthehemi te kombëtarja, kur do të vijë një brez si i Lorikut dhe i juaji?

Tani, është vështirë të zëvendësosh Lorikun. Duke parë se çfarë kapiteni ka qenë. Roli i liderit në ekip është shumë i rëndësishëm.  Kur ai flet të gjithë duhet të dëgjojnë në dhomat e zhveshjes. Kemi pasur lider si Loriku, si Strakosha, si Rudi Vata apo Altin Lala. Na duhet një lider, na mungon shumë.

A mund ta bëjë dikush?

Për momentin, sinqerisht shoh Thomas Strakoshën. Njerëzit mund të habiten, por një djalë i ri që ka luajtur gjithë ato ndeshje dhe e sheh me qetësi, mund të bëjë edhe liderin. Duke pasur baba Foton, do ta ndihmojë.

Të flasim pak për shortin dhe Francën përballë…

Filluan që tani duke më kërkuar bileta me sms miqtë e mi… Përtej shakave, jam shumë i kënaqur që do të përballemi me Francën. Kam miq shqiptarë dhe francezë. Kam bërë urën mes dy vendeve dhe më pëlqen kjo gjë. Diçka e bukur që jemi bashkë. Edhe presidenti i federatës franceze me shaka më tha: “prap me ju do të luajmë ne”.

Sakaq, Christian Panucci, trajneri aktual kuqezi, këmbëngul mbi Mërgim Mavrajn. “Eshtë kapiteni i kombëtares. Të gjithë duhet të krijojmë  një grup të madh”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit