Patrice Evra rrëfen takimin e parë me Ferguson: Ishte si të merresha në pyetje nga agjentët e FBI-së…

22 Mars 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Zbulime të veçanta të Patrice Evra, i cili tregoi sesi Ferguson arriti ta bindte të nënshkruante me Manchester United, klub me të cilin ish-mbrojtësi francez luajti nga viti 2006 deri më 2014. Evra zbuloi gjithashtu se Liverpool-i dhe Interi ishin gjithashtu të interesuar për të, përveç “Djajve të Kuq”.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, Evra theksoi se takimi me Ferguson u zhvillua në aeroportin e Parisit, “De Gaulle”: “Ferguson nuk fliste frëngjisht, kështu që ishte më shumë duke negociuar David Gill. Anglishtja ime nuk ishte e mirë, kështu që ishte agjenti im duke përkthyer. Mbaj mend që ai bënte pyetje mbi karakterin tim si njeri.

“A pi?”

“JO”.

“A të pëlqen të dalësh natën?”

“Ndonjëherë”.

“A je gati të mos humbësh një ndeshje?”

“Po”.

“A je gati të mos barazosh as një ndeshje?”

“Po.”

Kjo ishte seanca pyetje-përgjigje mes trajnerit të njohur skocez dhe lojtarit që donte të blinte. Evra vazhdoi: “Mendova se ishte një marrje në pyetje si nga FBI-ja. Dhe kur i shtrëngova dorën, gjithçka që thashë ishte kjo: Unë jam gati! Në fakt, me vete mendova: Nëse e zhgënjej, ky njeri do të më vrasë…

Pra, ishte një takim dhe diskutim vërtet mbresëlënës. Para se të zgjidhja Manchester United, agjenti im tha se kishim oferta edhe nga Liverpool e Interi. Mbaj mend që agjenti im ishte aq i emocionuar dhe tha: Patrice, zgjidh direkt Manchester United”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit