Patricio Manuel shkruan historinë, boksieri transgjinor debuton me fitore si profesionist

10 Dhjetor 2018
18:14
Telesport
back button

Boksieri amerikan Patricio Manuel ka shkruar historinë e këtij sporti. Ai është boksieri i parë transgjinor (nga femër është kthyer në mashkull) që debuton me fitore në boksin profesionist. Manuel, 33 vjeç, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Hugo Aguilar, ndeshje e peshës “super-featherweight”, zhvilluar në Kaliforni.

Kjo ishte hera e parë në histori që një boksier transgjinor (ka ndryshuar seksin) të ngjitet në ringun profesionist dhe mbi të gjitha të debutojë me fitore. “Nuk do ta shkëmbej me asgjë këtë gëzim që pata pas këtij triumfi. Kam përjetuar momente shumë të vështira në jetën time, por ia ka vlejtur të gjitha sakrificat që kam bërë për të ardhur deri këtu”, tha Manuel.

Patricio manuel, në vitin 2012, ka marrë pjesë në Kampionatin amerikan të boksit amator si femër, por një dëmtim në shpatull e nxori “KO” shumë shpejt, duke mos marrë pjesë as në Olimpiadën “Londër 2012”. Pas disa muajsh ajo nisi trajtimin hormonal për të ndryshuar seks dhe pas disa operacionesh dhe mori liçencën për të dueluar si mashkull.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit