Patrick “show”, Tirana nuk fal dhe merr kreun me “poker”. Fiton edhe Vllaznia (Pamjet)

21 Janar 2023
17:55
Denis Hakanaj
back button

Tirana është ngjitur në vendin e parë të Kategorië Superiore pas fitores bindëse 4-1 të marrë në shtëpi kundër Bylisit në javën e 17-të të kampionatit.

Ndeshja është vendosur në 45 minutat e para, me bardheblutë që kanë shënuar tre gola në harkun e 32 minutave me Hasanin (10′) dhe Patrick (28′, 32′).

Ky i fundit ka qenë protagonist edhe në 45 minutat e dyta duke realizuar golin e tretë personal dhe të katërtin për Tiranën në minutën e 70-të, pasi Bylis ngushtoi përkohësisht diferencat me Kacorrin në minutën e 60-të.

Siç u tha më sipër, falë kësaj fitoreje dhe falë barazimit 1-1 mes Partizanit dhe Kastriotit, Tirana ka arritur të parakalojë Të Kuqtë në renditje dhe të marrë vendin e parë.

GOLI I PARE I PATRICK – VIDEO

GOLI I DYTE I PATRICK – VIDEO

GOLI I TRETE I PATRICK – VIDEO

Fitore edhe për Vallzninë. Shkodranët kanë mundur 4-1 Laçin dhe mban vendin e tretë në renditje. Sfida është vendosur nga dygolëshi i Hoxah (31′, 43′), Juris (73′) dhe Jonuzi (93′). Për miqtë ka shënuar Shkurtaj (66′).

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit