Paul Pogba bën kthesën e madhe, Man. United do e bëjë “mbret”

21 Janar 2019
12:20
back button

Paul Pogba ka rilindur në drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re me kushte të reja për francezin.

Sipas lajmeve të dala në mediet në Angli, agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka shuar të gjithë mosmarrëveshjet mes tij dhe klubit dhe palët janë drejt fundit për të firmosur një kontratë të re mes tyre. Informacionet paraprake zbulojnë se Pogba do të marrë një pagë të përafërt me atë të Alexis Sanches, i cili është edhe lojtari më i paguar në Angli me 505 mijë paund në javë (24.2 milionë paund në sezon).

Pasi merkato e janarit të mbyllet , Raiola do iu kërkojë drejtuesve të “Djajve të Kuq” të ulen për të negociuar për kontratën e re sepse edhe dëshira e Pogbas është që të qëndrojë në Manchester, aty ku ka rilindur pas largimit të Jose Mourinhos. 

Që nga momenti që portugezi u largua nga United, Pogba ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje dhe ritmi i lojës së tij ka qenë tepër i lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit