Paulinho eliminon Fellainin nga Champions aziatik, Cannavaro në delir (VIDEO)

25 Qershor 2019
18:45
Anton Cicani
back button

Shumë futbollistë që dikur në Europë kanë fituar, luajtur, shënuar, por edhe gëzuar me skuadra të mëdha, sot luajnë në kampionatin kinez, ku sigurisht nuk kanë shkuar për projektin por për kontratën e majme.

Mes tyre, sot ishte një sfidë e veçantë, në fazën e 1/8-ve të Champions League aziatik. Në fushë, dy skuadra të mëdha: Shandong Luneng dhe Guangzhou Evergrande.

Ndeshja e vajtjes kishte përfunduar 2-1 për Guangzhou, por edhe e kthimit përfundoi po me të njëjtin rezultat (2-1), ndërsa shënues për ekipin vendas ishte edhe ish-lojtari i Manchester United, Fellaini. Ndërsa, për Guangzhou do të realizonte dy gola deçizivë braziliani Paulinho (dikur me Barcelonan).

Në fushë edhe Pelle, ish-sulmuesi i Italisë, por u zëvendësua. Pikërish rezerva e tij gaboi fatalisht. Por, sidomos, në stol, fitues ka dalë Fabio Cannavaro, trajneri i Guangzhou, i cili në fund është përqafuar me Paulinhon për një kualifikim në çerekfinalen e Champions League Aziatik.

Edhe pse pas 90 minutave kur rezultati ishte 2-1 (identik me të vajtjes), në shtesë Shandong realizoi gol sërish, por Paulinho u përgjigj dhe kështu gjithçka shkoi te penalltitë, të mbyllura 5-6.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit