Pavard flet për “magjistarin e vogël” të Bayern-it

12 Shtator 2019
15:09
Denis Hakanaj
back button

Philippe Coutinho duhet të kthehet në nivelet e treguara te Liverpool pas dy sezoneve zhgënjyese të kaluara te Barcelona. Braziliani do të kërkojë të bëjë këtë me fanellën e Bayern, ku u transferua këtë verë me formulën e huazimit.

27-vjeçari kërkon të rifitojë rolin prej protagonisti të humbur gjatë muajve të fundit me katalanasit dhe shoku i tij i skuadrës, Benjamin Pavard nuk ka dyshime se ai do t’ia dalë.

“Coutinho është një magjistar i vogël, përveçse një njeri i mirë”, ka thënë francezi për Sky. “Nuk është akoma në 100% të formës dhe ndoshta ka nevojë të luajë edhe disa ndeshje, duke parë se është bashkuar vonë me skuadrën. Megjithatë, jam i sigurt se pas disa javësh do të kemi mundësinë të shohim vlerën e tij të vërtetë”.

Coutinho ka luajtur dy ndeshje me bavarezët në Bundesliga, njërën prej të cilave nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit