Pedri i dhuron fitoren Barçës në ndeshjen speciale, por Xavi humb yllin e skuadrës (Pamjet)

28 Janar 2023
18:12
Denis Hakanaj
back button

Barcelona nuk po ndalet më. Katalanasit kanë marrë fitoren e radhës në La Liga dhe tani kryesojnë me një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Real Madrid, por skuadra e Carlo Ancelotti-t ka një ndeshje më pak.

Blaugranat kanë mundur Girona-n me një rezultat të ngushtë 1-0 falë një golit të Pedri-t në minutën e 61-të, që ka ardhur pas një aksioni spekatkolar të ekipit.

Kjo ka qenë ndeshja numër 100 e Pedri-t me Barcelona-n në të gjitha kompeticionet (67 në La Liga, 14 në Champions League, 8 në Kupën e Mbretit, 6 në Europa League dhe 5 në Superkupën e Spanjës).

GIRONA-BARCELONA 0-1 GOLI I PDERIT – VIDEO

Nota e vetme negative për ekipin e Xavi-t ka qenë dëmtimi i pësuar në minutën e 26-të nga Ousmane Dembele, i cili është cilësuar si një nga më të mirët në planet në rolin e tij nga trajneri spanjoll para ndeshjes.

Katalanasit kanë respektuar traditën duke parë se nuk kanë humbur asnjë nga 30 ndeshjet e fundit të luajtura në La Liga kundër një ekipi tjetër katalanas (22 fitore, 8 barazime) pas një humbje 2-1 të pësuar kundër Espanyol-it në shkurtin e 2009-ës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit