“Pekin 2022”, Kina paralajmëron sportistët: Dënime për ata që kritikojnë ligjet tona

21 Janar 2022
9:03
Telesport
back button

Qeveria e Kinës ka paralajmëruar të gjithë sportistët e huaj që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” (nisin më 4 shkurt) se do të dënojë ata që do të shkelin rregullat e solidaritetit dhe frymës olimpike. Kushdo që do të shprehë frikë apo kritikojë ligjet e Kinës, do të dënohet.

Çdo koment apo qëndrim në lidhje me frymën olimpike do të lejohet dhe përkrahet nga ne, por çdo koment apo diskutim jashtë kësaj linje e veçanërisht në kundërshti me ligjet dhe rregulat e Kinës, do të jetë objekt hetimi dhe dënimi”, thanë drejtuesit e qeverisë kineze, dy javë para fillimit të Olimpiadës.

Kjo deklaratë erdhi pas vendimit të disa shteteve se do të bojkotojnë politikisht Olimpiadën, pasi akuzojnë Kinës për shkelje të të drejtave të njeriut. Organizatorët do të përjashtojnë ata sportistë që do të ngrenë zërin edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u shpreh se sportistët janë të lirë të thonë mendimin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit