“Pekin 2022”/ Më pak personel e vullnetarë dhe më shumë robotë gjatë Olimpiadës

10 Nëntor 2021
9:20
Telesport
back button

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, kanë konfirmuar se gjatë këtij eventi që do të zhvillohet në shkurt do të ketë një numër të madh robotësh që do të vihen në punë. Ata do të kryejnë mjaft shërbime utilitare, duke zëvendësuar vullnetarët.

Kjo masë është marrë edhe për shkak të pandemisë, duke ulur numrin e personave që mund të infektohen si pasojë e prfshirjes së tyre në këtë event. Punët më të shumta që do të bëjnë robotët, që peshojnë nga 30 në 300kg, janë ato të dezinfektimit, matja e temperaturës apo shërbimit.

Do të ketë edhe robotë që do të shoqërojnë sportistët, përmes një mesazhi që do të marrin. Ata do të shërbejnë edhe për sjelljen e ushqimit në mensa apo dhoma, sipas nevojës, duke evituar personelin të lëvizë. Robotët do të kenë 18 orë funksionim dhe do të karikohen pjesën e mbetur të ditës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit