“Pekin 2022” në alarm, 15 raste me Covid-19 pas mbërritjes së delegacioneve

27 Janar 2022
8:56
Telesport
back button

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”, turne që nis më 4 shkurt, kanë bërë me dije se janë regjistruar 15 raste me koronavirus në radhët e sportistëve apo stafeve pjesëmarrëse në këtë event.

Rastet janë regjistruar pas mbërritjes së tyre në Kinë. 12 raste janë konfirmuar pas mbërritjes së sportistëve në aeroport, ndërsa 3 raste janë regjistruar në Fshatin Olimpik, gjatë testeve të përditshme që kryhen aty.

Kështu, ardhja e delegacioneve olimpike në Kinë, që po përgatiten për Olimpiadën, kanë vënë mjaft në panik organizatorët, që kanë shtrënguar masat. Të gjithë personat e infektuar janë vënë në karantinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit