“Pekin 2022” olimpiadë e blinduar, masa ekstreme, karantinë, tamponë dhe gjoba

29 Tetor 2021
10:45
Telesport
back button

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që nisin më 4 shkurt në shtetin aziatik, do të jenë vërtet të blinduara, ku për shkak të panndëmisë Covid-19 janë marrë masa ekstreme. Masa që janë edhe më të forta se ato që u aplikuan këtë verë, gjatë Olimpiadës “Tokio 2020”.

Të gjithë ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid 15 ditë para mbërritjes në Kinë do të evitojnë karantinën, e cila do të zgjasë 21 ditë për personat e pavaksinuar apo që kanë kryer vetëm një dozë. Karantinë do të bëjnë edhe ata që e kanë marrë dozën e dytë më pak se 15 ditë nga mbërritja në Pekin.

Karantina në hotel do të jetë një izolim i vërtetë, secili në dhomë më vete, ku do të serviret për të ngrënë 3 herë në ditë. Të gjithë do të kenë internet falas. Personeli i hotelit do të flasë anglisht dhe do të shërbejë edhe për të dhënë mbështetje psikologjike për personat që kanë nevojë.

Të gjithë të tjerët do të jenë në Fshatin Olimpik, ku ndalohet dalja dhe takimi me persona të jashtëm. Të gjithë ata që do të shkelin rregullat do të gjobiten apo përjashtohen nga eventi olimpik, duke iu hequr akreditimi. Kjo vlen për të gjithë, sportistë, trajnerë, staf apo gazetarë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të vijnë në Pekin me një tampon negativ, të kryer 72 orë nga nisja. Pas mbërritjes, do të kryejnë sërish një tampon, ndërkohë që testet anti-Covid do të jenë të përditshme. Ata që dalin pozitivë do të hyjnë në karantinë dhe ata që kanë nevojë do të shkojnë në spital.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit