“Pekin 2022” si Tokio, flaka olimpike pa spektatorë prej pandemisë

14 Tetor 2021
12:26
Telesport
back button

Më 18 tetor, në Athinë (Olympia) do të zhvillohet ceremonia e ndezjes së flakës olimpike, e cila më pas do të udhëtojë drejt Kinës, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Ashtu sikurse ndodhi më herët këtë vit (mars), në “Tokio 2020”, ceremonia do të zhvillohet pa spektatorë, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe masave që janë marrë.

Mediat kineze raportojnë se edhe ceremonia e mbërritjes së flakës olimpike në Pekin si dhe rrugëtimi i saj në këtë vend do të bëhet pa spektatorë. Gjithçka për të respektuar masat dhe mbajtur nën kontroll situatën prej koronavirus. edhe numri i tedoforëve do të jetë i limituar. Në rrugë nuk do të lejohen spektatorë dhe flaka do të të qarkullojë pak orë në rrugë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit