Pele thotë që Messi ka difekte të mëdha, Lineker i jep përgjigjen perfekte

7 Dhjetor 2018
15:39
back button

Pele ka fituar tre herë Kupën e Botës dhe ka shënuar pa fund, edhe pse shpesh debatohet nëse kanë vlerë golat në kampionatet e fshatrave në Brazil. Thonë që është më i madhi i historisë, por le të biem dakord që Pele është ndër më të mëdhenjtë që futbolli ka pasur ndonjëherë.

Problemi është se Pele, ashtu si Maradona e shumtë të tjerë, nuk janë të zotë me fjalë ashtu si ishin me këmbë. Legjendari brazilian foli ditët e fundit për Messi-n dhe lëshoi një deklaratë që të lë pa fjalë: "Si mund të bëhet krahasimi Pele-Messi? Messi përdor vetëm njërën këmbë, ka vetëm një talent dhe nuk di të godasë mirë me kokë, unë i bëja të gjitha.

"Maradona apo Messi? Maradona ka qenë shumë herë më i mirë në kohën e vet, edhe Beckenbauer apo Cruyff".

Fjalë që kanë ngjallur debate të egra, pasi në fund të fundit pyetja e thjeshtë do ishte: Nëse ky zotëria, Messi, qenka kaq i kufizuar, si dreqin nuk ka dalë asnjë mbrojtës apo ekip i aftë ta ndalë rregullisht?

Tani një tjetër ish-futbollist legjendar, anglezi Gary Lineker, i ka dhënë Peles përgjigjen perfekte, duke evidentuar gjykimin kontradiktor të brazilianit.

"Nëse kjo është mënyra si i gjykon futbollistët, atëherë kriteri duhej të ishte i njëjtë edhe për Maradonën. Gjepura!".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > KETU për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit