Pëlqimi në “Instgram”, PSG përjashton Rabiot

17 Mars 2019
22:45
back button

PSG dhe Adrien Rabiot janë gjithmonë e më shumë në raporte të acaruara. Mesfushori francez këtë herë duket se e ka bërë të madhe, pasi ka detyruar klubin ta pezullojë zyrtarisht deri më 27 mars 2019. Madje flitet edhe për një përjashtim përfundimtar nga klubi për motive të qartë.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, janë domethënëse dy motive: i pari ka të bëjë me faktin se Rabiot është kapur mat në një mbërmje në diskotekë, gjithçka e dokumentuar edhe në vetë rrjetet sociale të futbollistit, ndërsa arsyeja më e rëndë, edhe kjo e provuar nga rrjetet sociale, është pëlqimi që Rabiot ka bërë në një postim të Patrice Evra në Instagram.

Në videon e pëlqyer nga Rabiot shfaqet ish-ylli i Francës, Evra që feston fitoren e Manchester United ndaj eliminimit të PSG, në të tetat e Champions League. Këtë herë duket se bërë një gafë gjigante. Lamtumira mes Rabiot dhe PSG është tashmë vetëm çështje kohe, teksa mbeten për tu përcaktuar modalitetet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit