Penalltia e pestë, mbas rifillimit të La Liga-s; shpërthejnë katalanasit: Një skandal tjetër i VAR-it…

5 Korrik 2020
16:20
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi tashmë e ka titullin kampion të La Liga-s në çantë. Këtë fakt e pranon edhe gazeta katalanase “Sport”, e cila e konsideron një tjetër skandal penalltinë e dhënë sot nga VAR-i në favor të të bardhëve, në fitoren minimale 1-0 ndaj Athletic. Më saktësisht, kjo media fare pranë Barcelonës shkruan:

“Nuk ka dyshime se më shumë se gjysma e pikëve të tyre vijnë falë ndërhyrjeve të VAR-it. Me një lojë të mbyllur kundër Athletic dhe me një fund të pasigurt, VAR-i edhe njëherë ndihmoi të bardhët, diku iu dhënë një penallti që gjyqtari González González nuk e pa. Nga salla e VAR-it iu kërkua gjyqtarit ta rishikonte rastin dhe penalltia u akordua, duke i dhënë avantazhin Real Madridit…dhe gjithashtu gjysmë kampionati.

Ishte një veprim i shpejtë. Dani García i ndërhyn Marcelo brenda zonës. Momenti nuk kishte asnjë lloj rreziku. U desh Gil Manzano, gjyqtari i VAR-it, që ndërhyri dhe këshilloi González González ta rishikonte rastin në kamera, për të treguar më pas pikën e penalltisë. Sergio Ramos e transformoi në gol penalltinë e pestë në favor të të bardhëve mbas rifillimit të La Liga-s. Lojtarët e Athletic nuk iu besuan syve, ndaj pati edhe momente tensioni. Edhe një fitore e diskutuar për Real Madrid, po nga penalltia e dyshimtë. Një favor më shumë që titulli i La Liga-s të bëhet i tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit