Penalltia në Milan-Juventus, flet ish-arbitri i njohur italian: Nuk duhej dhënë, vetë Rizzoli e mohoi në episodin identik (VIDEO)

14 Shkurt 2020
12:02
back button

Graziano Cesari, ish-arbitri i njohur italian, për Sportmediaset.it ka folur për penalltinë që vendosi barazimin 1-1 në “San Siro” mes Milanit dhe Juventusit. Penallti e shndërruar gol nga Ronaldo. “Nuk kam asnjë dyshim: penalltia nuk ishte! Ndërkohë, siç kujton Pioli, me të drejtë, aksioni nisi nga një faull u dukshëm i Alex Sandros ndaj Ibrahimovic. Më pas duhet analizuar dhe dinamika e aksionit dhe faullit të Calabria: mbrojtësi i Milanit kërcen me kokë, nuk gjen topin, dhe kur është ende në ajër e prek me dorë pas goditjes që bën Ronaldo pas krahëve të tij, edhe pse me krahët e hapura”.

“Episodi është i ngjashëm me atë të Cerri në Cagliari-Brescia në javën e parë dhe në atë episod Rizzoli e quajti gabim akordimin e penalltisë në favor të Brescias. Calabria është i çekuilibruar, por është në ajër dhe i kthyer me shpinë. Pra, në fund, nuk mund të bëjë asgjë dhe nuk e ndalon me vullnet topin e goditur nga Ronaldo. Në sintezë, duhet të them se drejtimi i Valerit ishte konfuz, jo koherent: nota e tij është 4!”.

Shpjegimi i Rizzolit (shefit të arbitrave) te rasti i Cagliari-Brescia, ku pranon se arbitri gaboi që akordoi penallti për prekje me dorë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit