Pengu i Guardiola-s: Do të kisha dashur ta shijoja më shumë…

16 Prill 2021
17:28
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp në prag të gjysmëfinales së Kupës së Anglisë kundër Chelsea-t:

“Do të më kishte pëlqyer të kisha patur disa ditë më shumë për të shijuar kualifikimin (në gjysmëfinalen e Champions League), por kështu është kur je në garë për të gjitha kompeticionet”, ka thënë trajneri i City-t.

Në lidhje me mentalitetin e skuadrës:

“Është që nga sezoni i kaluar që nuk kemi një pauzë dhe shikoni ku jemi. Dhe është akoma më bukur sepse kemi arritur gjysmëfinalet e Champions duke shpenzuar energji”, ka shtuar Pep.

“Është si jeta, kur arrin një gjë me lehtësi dhe pa shumë sforcim nuk ka shije. Do të kishim dashur të kualifikoheshim në gjysmëfinale më parë, por jemi gjithmonë (në Champions) dhe do të jemi edhe vitin tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit