Pengu i Mancini-t: Kjo është ndeshja që do të doja ta luaja përsëri

16 Shtator 2020
17:26
Denis Hakanaj

Trajneri  i Italisë, Roberto Mancini, ka folur pothuajse për gjithçka në një intervistë të dhënë për TGPoste.

Fillimisht ka folur për gjendjen shëndetësore të Niçolo Zaniolo, duke dashur ta qetësojë këtë të funditpas dëmtimit serioz.

“Ne jemi Italia, kështu që duhet ta nisim gjithmonë për të fituar, edhe kur ndoshta nuk jemi mes favoritëve në fillim”.

“Zaniolo? Është mirë, është operuar, operacioni ka shkuar mirë, kështu që shpresa është që ta shohim sa më shpejtë, por me qetësi, sepse ka kohë për të rikuperuar për Europianin”.

“Finalja e Champions-it në 1992-shin? E dinim se ajo do të kishte qenë mundësia e vetme e jetës sonë dhe e kemi humbur ndoshta padrejtësisht ndeshjen”.

“Por ky është futbolli. Ajo është ndeshja që do ta luaja përsëri me shumë dëshirë nëse do të kisha mundësi”, ka thënë Mancini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit