Pep fal yllin e ekipit: Ta gjobis? Jo, por mund ta paguaj unë

23 Tetor 2019
18:10
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola po rrit një fenomenit të vogël, që pas disa kohësh, edhe falë mësimeve të katalanasit, duhet të jetë mes më të mirëve të botës.

Po flasim për Phil Foden, për të cilin trajneri i tij ka thënë disa javë më parë se është i vetmi futbollist të cilin nuk do ta shiste as për 500 milionë euro.

Mesfushori ka luajtur një ndeshje shumë të mirë në Champions League, por që është njollosur nga një karton i kuq në minutat e fundit.

Gjithsesi, Pep nuk është zemëruar: “Jo, nuk do ta gjobis. Unë i gjobis lojtarët vetëm për budallallëqe, jo për kartonë, që janë pjesë e lojës. Madje, ndoshta jam unë që duhet ta paguajë atë për paraqitjen e mirë që ka bërë”, ka thënë spanjolli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit