Pep gjen fajtorët për humbjen ndaj Wolves: “Nuk bënë atë që duhej të bënin”

1 Tetor 2023
14:54
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka qenë i zemëruar me lojtarët e tij pas humbjes së pësuar në kampionat kundër Wolves.

Veçanërisht trajneri spanjoll ka qenë i pakënaqur me Ruben Dias dhe Mateo Kovacic.

“Ne nuk bëmë detyrën tonë dhe nuk sulmuam me më shumë rrjedhshmëri dhe kjo është arsyeja pse patëm vështirësi”, ka thënë Guardiola.

“Kur kundërshtari mbron aq mirë, Kovacic ose Ruben duhet të sulmojnë qendërmbrojtësit e ekipit kundërshtar dhe ne nuk e bëmë këtë. Kjo është arsyeja pse patëm probleme.

“Megjithatë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ata mbrohen shumë mirë në të gjitha situatat.

“Lojtarët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe e kemi bërë shumë herë që kur unë jam këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit