Pep sakrifikon brazilianin pas dëmtimit të Laporte: S’kemi parà për blerje tjetër

2 Shtator 2019
18:11
Telesport
back button

Dëmtimi i mbrojtësit Aymeric Laporte i ka prishur shumë punës trajnerit Pep Guardiola, që për momentin ka vetë dy mbrojtës qendre në dispozicion: Nicolas Otamendi dhe John Stones. Mbrojtësi francez do të mungojë për një kohë të gjatë çka detyron skuadrën të bëjë shumë sakrifica.

Trajneri Guardiola, u shpreh se nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje në merkato, pasi klubi i ka konfirmuar se janë shpenzuar shumë parà deri më tani. Manchester City shpenzoi 70 milionë euro për Rodri si dhe 65 milionë euro për Joao Cancelo, që ende nuk ka debutuar për kampionët në Premier.

Nuk do të bëjmë asnjë blerje. Klubi më tha se kemi kapur limitin me blerjet e verës. Në të ardhmen ndoshta, por për momentin jo. Mund të sakrifikojmë Fernandihno, që në ndonjë ndeshje mund të luajë në mbrojtje. Kemi mjaft lojtarë cilësorë që mund të bëjnë diferencën”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit