Pepe, Pulisic dhe formacioni i blerjeve më të dështuara të Premier League

8 Tetor 2019
21:41

Klubet e Premier League kanë shpenzuar më tepër se 1.5 miliardë euro për blerjet e verës dhe është e pashmangshme që disa para të jenë keqpërdorur. Pas tetë ndeshjeve të sezonit të ri disa lojtarë kanë filluar të shfaqin potencialin e tyre, por disa të tjerë jo.

Lojtarë si Adrian, Wesley, James dhe Haller kanë qenë protagonistë me paraqitjet e tyre, ndërsa të tjerët si Joao Cancelo i Manchester City-t apo Vallejo i Watford akoma nuk kanë pasur mundësi.

Paraqitja e Cancelo-s ndaj Wolves tregon se ai do të mbetet rezerva e Kyle Walker dhe se 30 milionë eurot e shpenzuara për të duhet të ishin përdorur për të blerë një qendërmbrojtës.

Lo Celso dhe Sessegnon akoma nuk kanë luajtur për Tottenham për shkak të dëmtimeve, ndërsa Drinkwater i blerë nga Burnley ka pasur probleme jashtë fushës.

Arsenali bleu Nicolas Pepe për 80 milionë euro, por deri tani ai nuk e ka justifikuar atë shifër. Po ashtu edhe Pulisic te Chelsea, i cili është kthyer në një zëvendësues.

Ka edhe lojtarë të tjerë si Cutrone dhe Moise Kean, të cilët duhet të kishin qenë pjesë e formacionit të dështimeve, por ata do të jenë zëvendësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit