Milani ka zhgënjyer tifozët, Reina pranon realitetin dhe premton!

14 Tetor 2019
12:56
back button

“Nuk ishte një nisje sezoni e mirë! Gjithccka tepër e vështirë, por tani jam me familjen dhe po mundohem të heq mendjen dhe qetësohem. Do të më ndihmojë të përballem më mirë me sezonin”.

Pepe Reina, heroi i ndeshjes së fundit, të fituar në Xhenova me rezultatin 2-1 pasi priti penalltinë vendimtare, është kthyer të flasë dhe e ka bërë për “Sky Sport”: “Tani kemi një trajner të ri dhe duhet të kuptojmë sa më shpejt idetë e tij për të qenë gati për ndeshjet e tjera. Duhet punuar dhe kaq”.

“Pioli është një njeri futbolli që ka shumë përvojë në Serie A, një që e njeh mirë futbollin italian. Te te gjithë ne ekziston dëshira të tregojmë se ajo që kemi bërë deri tani nuk mjafton dhe se është shumë pak”.

“Nuk kemi qenë në lartësinë e duhur dhe shpresojmë të përmirësohemi, për ne fillimisht, për veten, dhe pastaj edhe për tifozët. Jam optimist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit