Pepe rikthehet te Porto me ndërhyrje “alla Pepe” (Video)

16 Janar 2019
11:46
back button

Pepe u rikthye te Porto duke bërë debutimin e tij të dytë me skuadrën portugeze. Mbrojtësi 35-vjeçar e nisi ndeshjen si titullar në sfidën me Leixoes për çerekfinalet e Kupës së Portugalisë. 

Ai nuk mund të mungonte me ndërhyrjet e tij karakteristike, këtë herë viktima shpëtoi pa dëmtime të rënda pasi Pepe u hodh me të dyja këmbët në drejtim të tij. Mbrojtësi shpëtoi nga kartoni i kuq duke u ndëshkuar vetëm me një të verdhë.

Porto e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1. Herrera shënoi fillimisht për t’u barazuar në pjesën e dytë me golin e Pinto. Duhej minuta e 118-të e kohës shtesë që Porto të siguronte kualifikimin me golin e Hernanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit