Për herë të fundit ka fituar Schumacher, pista italiane gati të zëvendësojë garën e Kinës

19 Shkurt 2020
8:45
Telesport
back button

Pas vendimit për të pezulluar garën e Cmimit të Madh të Kinës, për shkak të coronavirus, drejtuesit e pistës së Imola janë gati të mirëpresin më datën 19 prill garën që duhej të ishte zhvilluar në shtetin aziatik. Në pistën italiane të Imola gjithnjë është zhvilluar gara e Cmimit të Madh të San Marinos. Për herë të fundit aty është zhvilluar një garë e Formula 1 në vitin 2006, ku me makinën Ferrari ka fituar Michael Schumacher.

Për ne do të ishte një sfidë, por aspak e pamundur. Nëse drejtuesit e Liberty Media dëshirojnë ne mund ta organizojmë garën. Natyrisht që duhen bërë disa punime shtesë në momentet e fundit, por jemi gati. Ne jemi një pistë e homologuar nga FIA dhe do të ishte fantastike që të zhvillojmë këtu një garë të Formula 1 pas 14 vitesh”, thanë drejtuesit pistës së Imola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit