Super sezon deri tani, Roma tenton të blindojë Smalling me kontratën e artë

5 Nëntor 2019
18:07
back button

Ndërsa Manchester United dhe Roma vazhdojnë të punojnë për të gjetur një akord për shifrën për blerjen e kartonit të Chris Smalling, klubi verdhekuq ka vendosur në pjatë propozimin e kontratës së re për mbrojtësin anglez.

Sipas “Corriere dello Sport”, Roma përgatit 3 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë, United ka refuzuar ofertën e parë prej 15 mln eurosh për kartonin. Interi dhe Milani gjithashtu kanë shfaqur interesim. Smalling ka bërë super paraqitje deri tani te Roma, madje edhe më të mira se mbrojtësi i blerë 90 mln euro nga United, Maguire.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit