Për Mane Kupa e Afrikës vlen më shumë se Champions League!

24 Qershor 2019
22:20
back button

I konsideruar një ndër futbollistët afrikanë më të mirë të momentit, Sadio Mané është një ndër shpresat e mëdha të Senegalit për triumf në Kupën e Afrikës Egjipt 2019.

Fitues i Champions League me Liverpool këtë vit, numri 10 i The Reds ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm dhe tashmë kërkon sukses edhe me kombëtaren.

"Varet gjithçka nga ne. Jemi ndër favoritët, nuk e fshehim dot, por nuk mjafton kaq për të fituar Kupën e Afrikës", deklaron Mane në një intervistë për France Football.

Champions është ëndrra e çdo futbollisti, por Mane është i gatshëm ta falë, vetëm e vetëm që të fitojë Kupën e Afrikës, aq shumë vlen për Senegalin ky trofe.

"Senegali nuk e ka fituar kurrë këtë kompeticion, do ishte diçka madhështore. Do isha i gatshëm ta këmbeja Champions League me Kupën e Afrikës. Dakari do çmendej, është ëndrra ime e çmendur të kthehem në Senegal si fitues".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit